PËR VLERËSIMIN E KONFORMITETIT
Ligji nr. 9097, datë 3 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9097
- Data e miratimit
- 3 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 64, 4 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2003-08-04
LIGJ
Nr.9097, datë 3.7.2003
PËR VLERËSIMIN E KONFORMITETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
PËRCAKTIME TË PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është të vendosë parimet e përgjithshme për përcaktimin e procedurave të
njëjta për vlerësimin e konformitetit të produkteve, proceseve ose shërbimeve në sferën e detyruar. Për
të gjitha produktet, proceset ose shërbimet, që nuk përfshihen në sferën e detyruar, vlerësimi i
konformitetit është vullnetar.
Neni 2
Ky ligj zbatohet nga çdo person fizik dhe juridik, publik ose privat, vendas a i huaj, që
deklaron vlerësimin e konformitetit të produkteve, proceseve ose shërbimeve, përkundrejt kërkesave të
standardeve, rregullave teknike ose kërkesave të tjera teknike apo akteve ligjore në fuqi.
Neni 3
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a ) “ konformitet” ë sht ë plotësimi nga një produkt, proces ose shërbim i kërkesave të
specifikuara;
b) “vlerësim i konformitetit” është çdo veprimtari, e drejtpërd rejtë a e tërthortë, që përcakton
nëse është plotësuar tërësia e kërkesave teknike, të vendosura në dokumentacionin përkatës;
c) "sferë e detyruar e vlerësimit të konformitetit (objektiv legjitim)” është veprimtaria e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.