PËR ZBATIMIN E "KONVENTËS PËR NDALIMIN E ZHVILLIMIT, TË PRODHIMIT, MAGAZINIMIT DHE PËRDORIMIT TË ARMËVE KIMIKE DHE PËR SHKATËRRIMIN E TYRE”
Ligji nr. 9092, datë 3 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9092
- Data e miratimit
- 3 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 4 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2003-08-04
LIGJ
Nr.9092, datë 3.7.2003
PËR ZBATIMIN E "KONVENTËS PËR NDALIMIN E ZHVILLIMIT, TË PRODHIMIT, MAGAZINIMIT DHE PËRDORIMIT TË ARMËVE KIMIKE DHE PËR SHKATËRRIMIN E TYRE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 122 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton autoritetin, përgjegjësitë, krijimin dhe funksionimin e organeve të nevojshme për zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike (KNAK) në Republikën e Shqipërisë, si shtet palë e saj.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. "Armët kimike” janë veçmas ose së bashku:
a) kimikatet helmuese dhe paraardhëset e tyre, përveç rastit kur përdoren për qëllime, të cilat nuk ndalohen nga Konventa, me kusht që lloji dhe sasia të jenë brenda normave të përcaktuara në të;
b) municionet dhe pajisjet e përgatitura për të shkaktuar vdekje ose dëmtime të tjera, përmes vetive helmuese të kimikateve të përmendura në shkronjën "a " të pikës 1 të këtij neni;
c) çdo pajisje e projektuar për përdorim të drejtpërdrejtë të municioneve dhe mjeteve të përcaktuara në shkronjën "b" të pikës 1 të këtij neni.
2. "ONAK-u” është Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, me seli në Hagë, Holandë.
3. "Numrat kimikë CAS” janë numrat e regjistrimit të produktit kimik, sipas Sistemit Kimik Abstrakt.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.