Ligj

PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9095, datë 3 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9095
Data e miratimit
3 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 4 gusht 2003
Hyn në fuqi
19 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2003-08-04

LIGJ

Nr.9095, datë 3.7.2003

PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është rregullimi i veprimtarisë së shërbimit të jashtëm, i organizimit, bashkërendimit dhe funksionimit të organeve, që ushtrojnë shërbimin e jashtëm dhe i statusit të diplomatëve.

Neni 2

Baza juridike e veprimtarisë së organeve të shërbimit të jashtëm

Organet që ushtrojnë shërbimin e jashtëm janë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe strukturat e tjera në varësi të saj, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë dhe funksionet e shërbimit të jashtëm në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj dhe me aktet normative të nxjerra në zbatim të tij, bazuar në programin e Qeverisë dhe orientimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

1. Ministria e Punëve të Jashtme, brenda detyrave dhe përgjegjësive të veta, njofton Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

2. Ministria e Punëve të Jashtme i propozon Këshillit të Ministrave të paraqesë përpara Kuvendit çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, për të cilat është e nevojshme që të mbahet qëndrim nga Kuvendi.

Neni 4

Bashkëpunimi me Presidentin e Republikës

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.