Ligj

Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror "Albcontrol"

Ligji nr. 40/2024, datë 2 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2024
Data e miratimit
2 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 3 qershor 2024
Hyn në fuqi
18 qershor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2024-06-03

LIGJ

Nr. 40/2024

PËR OFRUESIN E SHËRBIMEVE TË LUNDRIMIT AJROR “ALBCONTROL”

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka si objekt përcaktimin e formës së organizimit, të rregullave të funksionimit dhe të

administrimit të ofruesit të shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.

Neni 2

Fusha e veprimit

Ky ligj zbatohet për ofrimin e shërbimeve të lundrimit ajror nga Albcontrol-i, duke përfshirë

menaxhimin e trafikut ajror, shërbimet e komunikimit, të lundrimit dhe mbikëqyrjes, shërbimet e

informacionit aeronautik, shërbimet meteorologjike për lundrimin ajror dhe shërbimet e hartimit të

procedurave të fluturimit në të gjithë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me

legjislacionin në fuqi.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen:

1. “Aerodrom” është një zonë e përcaktuar mbi tokë ose mbi ujë, mbi një strukturë fikse, në det të

hapur, e palëvizshme ose lundruese, duke përfshirë çdo ndërtesë,

instalim dhe pajisje në të, të

destinuara për t'u përdorur tërësisht ose pjesërisht për mbërritjen, nisjen dhe lëvizjen në sipërfaqe të

avionëve.

2. “Albcontrol” është enti publik i krijuar me këtë ligj, i cili vepron në interes publik dhe ofron

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.