PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN”
Ligji nr. 9093, datë 3 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9093
- Data e miratimit
- 3 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 4 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2003-08-04
LIGJ
Nr.9093, datë 3.7.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet "Marrëveshja për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3907, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN
Siç është amenduar nga Këshilli i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun në sesionin e tij të parë të posaçëm (maj 1963), në sesionin e trembëdhjetë (korrik 1976) dhe në sesionin e njëzetedytë (tetor 1997) dhe të aprovuar nga Konferenca e FAO-s, në sesionin e saj të dymbëdhjetë (dhjetor 1963) dhe nga Këshilli i FAO-s në sesionin e tij të shtatëdhjetë (dhjetor 1976) dhe në sesionin e tij të njëqindetridhjetë (nëntor 1997)
Hyrje
Palët Kontraktuese
Palët Kontraktuese bazuar në klauzolat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit, i cili ka hyrë në fuqi më 16 nëntor 1994 (më poshtë e quajtur Konventa e Kombeve të Bashkuara) e cila u kërkon të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të bashkëpunojnë në ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve detare të gjalla;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.