PËR INTEGRIMIN DHE BASHKIMIN FAMILJAR TË PERSONAVE QË KANË PËRFITUAR AZIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9098, datë 3 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9098
- Data e miratimit
- 3 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 64, 4 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2003-08-04
LIGJ
Nr.9098, datë 3.7.2003
PËR INTEGRIMIN DHE BASHKIMIN FAMILJAR TË PERSONAVE QË KANË PËRFITUAR AZIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 40, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon procedurat për realizimin e të drejtave për arsimimin, punësimin, kujdesin shëndetësor e shoqëror, strehimin dhe bashkimin familjar të personave, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Subjektet përfituese të ligjit
1. I huaji, që ka përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8432, datë 14.12.1998 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, është subjekt i dispozitave të përcaktuara në këtë ligj, përveç rasteve të kufizimeve të parashikuara me ligj.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen dhe për azilkërkuesit për aq sa nuk bien në kundërshtim me kufizimet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Neni 3
Zbatimi i ligjit për të huajt në mbrojtje të përkohshme, në raste fluksesh masive
1. Për të huajin në mbrojtje të përkohshme, në raste fluksesh masive, dispozitat e këtij ligji zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me parashikime të tjera ligjore, nëpërmjet nxjerrjes së vendimeve përkatëse nga Komisioni Kombëtar për Refugjatët.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.