Ligj

PËR MBROJTJEN E LIQENEVE NDËRKUFITARE

Ligji nr. 9103, datë 10 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9103
Data e miratimit
10 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 5 gusht 2003
Hyn në fuqi
20 gusht 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2003-08-05

LIGJ

Nr.9103, datë 10.7.2003

PËR MBROJTJEN E LIQENEVE NDËRKUFITARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj synon mbrojtjen mjedisore të liqeneve ndërkufitare në gjendjen e tyre natyrore, garantimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e jetës dhe të ekosistemeve në to, duke nxitur zhvillimin e veprimtarive të dobishme, në përputhje me kërkesat e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe duke ndaluar veprimtaritë që i rrezikojnë.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administrata e liqenit” është administrata shtetërore që krijohet për mbrojtjen dhe administrimin e liqenit si zonë e mbrojtur.

2. “Habitat” është termi sipas përcaktimit të bërë në pikën 6 të nenit 3 të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura".

3. “Kufiri i vëllimit të përgjithshëm” është vëllimi i ujërave të marra nga liqeni, pa shkaktuar probleme në balancën e tij ujore.

4. “Liqene ndërkufitare” janë rezerva natyrore që ndodhen në kufirin ndërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë dhe shteteve fqinje.

5. “Pellgu ujëmbledhës” është pjesa shqiptare e pellgut, ku ujërat rrjedhin natyrshëm drejt liqenit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 35/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9103, datë 10.7.2003 “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.