PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8737, DATË 12.2.2001 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9102, datë 10 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9102
- Data e miratimit
- 10 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 31 korrik 2003
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2003-07-31
LIGJ
Nr.9102, datë 10.7.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8737, DATË 12.2.2001 "PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “a”, 83 pika 1, 148 dhe 149 të Kushtetutës,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksion imin e Prokurorisë në
Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 pika 3, pas fjalisë së fundit shtohet fjalia: “Shkalla e hierarkisë në organin e
Prokurorisë përcaktohet nga Prok urori i Përgjithshëm, në përput hje me përcaktimet e bëra në këtë
ligj”.
Neni 2
Në nenin 8 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Titulli i nenit bëhet: “Kompetencat”.
b) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Prokurori i Përgjithshëm ësh të autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe
përfaqësimin e akuzës në gjyq, në emër të shtetit, si dhe për realizimin e detyrave të tjera që, me ligj, i
ngarkohen Prokurorisë.”.
c) Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
"3. Prokurori i Përgjithshëm, në mungesë të tij, mund t’ia dele gojë përgjegjësitë njërit prej
drejtorëve të zyrës së vet, me përjashtim të atyre që parashiko hen në shkronjat "a", "b", "c", "ç", "d"
dhe "g" të pikës 2 të këtij neni.
".
Neni 3
Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 9
Struktura
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.