PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9109, datë 17 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 shtator 2012.
- Numri
- 9109
- Data e miratimit
- 17 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 6 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2003-08-06
LIGJ
Nr.9109, datë 17.7.2003
PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
PJESA E PËRGJITHSHME
Neni 1
Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar.
Neni 2
Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet:
a) këshillimit ligjor për çështje të ndryshme;
b) përgatitjes së kërkesëpadive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
c) përgatitjes së kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë;
ç) përgatitjes së ankesave dhe kërkesave të personave fizikë ose juridikë;
d) përpilimit të akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
dh) hartimit të kontratave e të marrëveshjeve, si dhe të çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
e) pranisë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale;
ë) përfaqësimit të personave fizikë ose juridikë në çështjet civile dhe administrative, në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 korrik 2007 · 9795 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 24 dhjetor 2008 · 10047 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 27 shtator 2012 · 91/2012 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9109, DATË 7.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.