PËR SUBSTANCAT DHE PREPARATET KIMIKE
Ligji nr. 9108, datë 17 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9108
- Data e miratimit
- 17 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 6 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2003-08-06
LIGJ
Nr.9108, datë 17.7.2003
PËR SUBSTANCAT DHE PREPARATET KIMIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë administrimin e substancave dhe të preparateve kimike për mbrojtjen e jetës, shëndetit të njerëzve e të kafshëve, si dhe për mbrojtjen e mjedisit nga rreziqet që mund të shkaktojnë lëndët e rrezikshme.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është:
a) vendosja e të drejtave dhe detyrimeve të personave juridikë ose fizikë në përcaktimin e vetive dhe klasifikimin e substancave dhe të preparateve kimike për regjistrimin, inventarizimin, njoftimin, menaxhimin dhe tregtimin e tyre;
b) përcaktimi i juridiksionit të zyrave të administratës për marrjen e masave për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njerëzve e të kafshëve, si dhe për mbrojtjen mjedisit, kundër efekteve të dëmshme të substancave dhe preparateve kimike për jetën dhe shëndetin, si dhe të vendosë juridiksionin e organeve eksperte të inspektimit, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj nuk zbatohet:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 33/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9108, datë 17.7.2003 “Për substancat dhe preparatet kimike”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.