PËR SHËRBIMIN SPITALOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 9106, datë 17 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9106
- Data e miratimit
- 17 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 65, 5 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2003-08-05
LIGJ
Nr.9106, datë 17.7.2003
PËR SHËRBIMIN SPITALOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë organizimin, financimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarisë në fushën e shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Shërbimi spitalor
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj përfitojnë shërbim spitalor në spitalet publike dhe jopublike, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të këtij ligji.
Neni 3
1. Spitalet janë institucione të pajisura me shtretër, që ofrojnë shtrim dhe shërbime shëndetësore të deklaruara ndaj të sëmurëve.
2. Hapja dhe mbyllja e spitaleve bëhen me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 4
Spitalet sigurojnë:
a) ndihmë mjekësore të përgjithshme dhe të specializuar;
b) mbrojtjen e shëndetit në bashkëpunim edhe me veprimtaritë e institucioneve të tjera shëndetësore;
c) kushtet e duhura për përvetësimin e praktikës së punës dhe edukimin profesional dhe teknik të personelit shëndetësor dhe teknik;
ç) nxitjen e edukimit higjieno-sanitar të të sëmurit dhe të të afërmve të tij, duke u mbështetur në personelin e vet shëndetësor.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 62/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.