Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", i ndryshuar

Ligji nr. 41/2024, datë 2 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
41/2024
Data e miratimit
2 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 31 maj 2024
Hyn në fuqi
15 qershor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2024-05-31

LIGJ

Nr. 41/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 107/2014,

“PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, “Përkufizime”, bëhen disa shtesa dhe ndryshime:

1. Në pikën 9 togfjalëshi “nenin 16” zëvendësohet me togfjalëshin “nenin 15”.

2. Pikat 15, 24, 28, 39/1 ndryshohen si më poshtë:

“15. “Kushte zhvillimore” janë kushtet e përcaktuara nga dokumenti i planifikimit në fuqi ose, në

rastet e investimeve strategjike dhe rastet përjashtimore, të përcaktuara nga autoriteti përgjegjës i

planifikimit dhe zhvillimit me rregullore të veçantë.”.

“24. “Njësi” është njësia strukturore e territorit, pjesë e zonës, që përdoret për qëllime planifikimi për

të cilën dokumentet e planifikimit të territorit përcaktojnë kushtet zhvillimore të zbatueshme në territorin

që ajo kufizon. Kushtet zhvillimore më pas detajohen në nivel njësie strukturore sipas përcaktimeve të

planeve të detajuara vendore dhe dokumenteve të zhvillimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

“28. “Përdorim i tokës” është qëllimi për të cilin është parashikuar të përdoret toka dhe strukturat në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.