Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore
Ligji nr. 43/2024, datë 2 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 43/2024
- Data e miratimit
- 2 maj 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 23 maj 2024
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2024-05-23
LIGJ
Nr. 43/2024
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, PËR LIGJIN E ZBATUESHËM
PËR DETYRIMET USHQIMORE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore, bërë në Hagë, më 23 nëntor
2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ligji nr. 10 397, datë 17.3.2011, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ‘Për ligjin e
zbatueshëm për detyrimet ushqimore’”, shfuqizohet.
Neni 2
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.5.2024.
Shpallur me dekretin nr. 180, datë 20.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
PROTOKOLL
PËR LIGJIN E ZBATUESHËM PËR DETYRIMET USHQIMORE1
(lidhur më 23 nëntor 2007)
Shtetet nënshkrues të këtij Protokolli,
me dëshirën për të vendosur dispozita të përbashkëta, në lidhje me ligjin e zbatueshëm për detyrimet
ushqimore;
me dëshirën për të rinovuar këto dispozita dhe ato të Konventës së Hagës, të 24 tetorit 1956, mbi ligjin
e zbatueshëm për detyrimet ushqimore ndaj fëmijëve dhe Konventës së Hagës, të 2 tetorit 1973, për ligjin e
zbatueshëm për detyrimet ushqimore;
me dëshirën për të hartuar rregulla të përgjithshme, në lidhje me ligjin e zbatueshëm që mund të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.