Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9114, datë 24 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9114
Data e miratimit
24 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 78, 22 shtator 2003
Hyn në fuqi
7 tetor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2003-09-22

LIGJ

Nr.9114, datë 24.7.2003

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR

SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë ", i

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 13 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1. Në pikën 3, pas fjalëve "Institutit të Sigurimeve Shoqërore" shtohen fjalët "ose Drejtorisë së

Përgjithshme të Tatimeve, sipas fazave, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

".

2. Në pikën 4, fjalët "3 vjetëve" bëhen "5 vjetëve".

Neni 2

Neni 16 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 16

Sanksionet

1. Kamatëvonesat

Nëse kontributet nuk paguhen në afatet e përcaktuara në këtë ligj, personi juridik e fizik

përgjegjës do të paguajë kamatëvonesa, që llogariten mbi shumën e kontributeve të papaguara, nga

data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën pagesa kryhet.

Kamatëvonesa për kontributet e paguara jashtë afateve të caktuara është 2 për qind për muajin

e parë të vonesës dhe 1,3 për qind për çdo muaj tjetër.

Kamatëvonesa minimale e zbatuar nuk mund të jetë më e vogël se 5 për qind e detyrimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.