Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8461, DATË 25.2.1999 "PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 9120, datë 28 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9120
Data e miratimit
28 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 75, 3 shtator 2003
Hyn në fuqi
18 shtator 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2003-09-03

LIGJ

Nr.9120, datë 28.7.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8461, DATË 25.2.1999 "PËR

ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 "Për arsimin e lartë në Repub likën e Shqipërisë

", bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

"Titullari i shkollave të larta ushtarake emërohet nga Ministri i Mbrojtjes nga radhët e

oficerëve madhorë dhe me gradë shkencore, ndërsa titullari i Akademisë së Policisë emërohet sipas

ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.”.

2. Pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

"Shkolla e lartë ushtarake është institucion arsimor, në varësi të strukturave hierarkike të

Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Akademia e Policisë është insti tucion arsimor, në varësi të strukturave

hierarkike të Ministrisë së Rendit Publik.

".

Neni 2

Pas paragrafit të dytë të nenit 15 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

"Këshilli drejtues është organi më i lartë kolegjial i shkollës së lartë ushtarake.".

Neni 3

Paragrafi i tretë, i katërt dhe i pestë të nenit 17 zëvendësohen me paragrafët me këtë

përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.