PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS
Ligji nr. 9121, datë 28 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 shtator 2010.
- Numri
- 9121
- Data e miratimit
- 28 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 19 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2003-08-19
LIGJ
Nr.9121, datë 28.7.2003
PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS
Në mbështetje të neneve 11 pika 1, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për:
a) ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg;
b) të gjitha subjektet e përcaktuara në këtë pikë, që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ato që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, nëse pasojat e kësaj veprimtarie ndihen në tregun e brendshëm.
2. Ky ligj nuk zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve dhe për marrëdhëniet që janë objekt i një kontrate kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. "Ndërmarrje" është çdo person fizik ose juridik, privat a publik, që kryen veprimtari ekonomike. Si ndërmarrje konsiderohen edhe organet e administratës qendrore e vendore, si dhe entet ose institucionet publike, kur kryejnë veprimtari ekonomike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 prill 2006 · 9499 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”
- 16 shtator 2010 · 10317 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003 “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.