Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8085, DATË 12.3.1996

Ligji nr. 9125, datë 28 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9125
Data e miratimit
28 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 18 gusht 2003
Hyn në fuqi
2 shtator 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2003-08-18

LIGJ

Nr. 9125, datë 29.7.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8085, DATË 12.3.1996

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 12.3.1996, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Kodi i Punës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 2

Në nenin 3, pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:

“1. Kontrata e punës rregullohet nga ligji i shtetit, ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e vet, edhe nëse ai dërgohet nga punëdhënësi të punojë përkohësisht në një shtet tjetër.

2. Kur punëmarrësi nuk e kryen punën zakonisht në të njëjtin shtet, kontrata e punës rregullohet nga ligji i shtetit ku ndodhet qendra e tij/saj e punës.

Kur qendra e punës nuk mund të përcaktohet, ajo rregullohet nga ligji i shtetit, ku ndodhet qendra e personit fizik ose juridik, që ka punësuar punëmarrësin.”.

Neni 3

Në nenin 4 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.