Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 "PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK DHE PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË",

Ligji nr. 9124, datë 29 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9124
Data e miratimit
29 korrik 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 19 gusht 2003
Hyn në fuqi
3 shtator 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2003-08-19

LIGJ

Nr.9124, datë 29.7.2003

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 "PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK DHE PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË",

I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8410, datë.30.9.1998 "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen shtesat si më poshtë:

Neni 1

Pas nenit 40 shtohen nenet 40/1 dhe 40/2 me këtë përmbajtje:

"Neni 40/1

Detyrimi për depozitimin e dokumentacionit të së drejtës së transmetimeve

Operatorët radiotelevizivë transmetojnë programe të prodhuara nga ata vetë, në bashkëprodhim me të tjerë, me marrëveshje me kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi.

Operatorët radiotelevizivë detyrohen të identifikojnë, me figurë ose me zë, si dhe të dokumentojnë programet e përcaktuara në paragrafin e parë, duke përcaktuar llojin e programit, realizuesin dhe zotëruesin të pronësisë mbi programin.

Operatorët radiotelevizivë të licencuar detyrohen të depozitojnë pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dokumentacionin që vërteton se zotërojnë të drejtën e transmetimit të programeve me marrëveshje me kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi.

Neni 40/2

Moslejimi i transmetimit të programeve me shenjën dalluese

të operatorëve radiotelevizivë të huaj

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.