Për ratifikimin e Konventës për marrëveshjet për zgjedhjen e gjykatës
Ligji nr. 42/2024, datë 2 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2024
- Data e miratimit
- 2 maj 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 23 maj 2024
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2024-05-23
LIGJ
Nr. 42/2024
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR MARRËVESHJET
PËR ZGJEDHJEN E GJYKATËS
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës, bërë në Hagë më 30 qershor 2005,
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.5.2024.
Shpallur me dekretin nr. 179, datë 20.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
KONVENTA
PËR MARRËVESHJET PËR ZGJEDHJEN E GJYKATËS1
(e lidhur më 30 qershor 2005)
Shtetet palë të kësaj Konvente,
me dëshirën për të promovuar tregtinë dhe investimin ndërkombëtar nëpërmjet bashkëpunimit
gjyqësor të përforcuar;
me besimin se ky bashkëpunim mund të përforcohet me anë të rregullave standarde për kompetencën
dhe njohjen, dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore në çështje civile ose tregtare;
me besimin se ky bashkëpunim i përforcuar kërkon në veçanti regjim ligjor ndërkombëtar që ofron
siguri dhe garanton efektivitetin e marrëveshjeve ekskluzive për zgjedhjen e gjykatës ndërmjet palëve në
transaksione tregtare dhe që rregullon njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që rezultojnë nga
procese gjyqësore të bazuara në këto marrëveshje,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.