PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES NË PENSION
Ligji nr. 9128, datë 29 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 nëntor 2010.
- Numri
- 9128
- Data e miratimit
- 29 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 72, 19 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 3 shtator 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2003-08-19
LIGJ
Nr.9128, datë 29.7.2003
PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES NË
PENSION
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë një trajtim financiar të pilotëve, që kanë fluturuar me
avionë reaktivë e me avionë me helikë, në shtesë të pensionit të pleqërisë, të cilin e përfitojnë nga
sigurimi shoqëror i detyrueshëm, në momentin e lindjes së të drejtës së përfitimit të këtij trajtimi.
Neni 2
Baza e llogaritjes
Paga referuese është bazë për llogaritjen e këtij trajtimi financiar të veçantë.
Me pagë referuese, për efekt të këtij ligji, kuptohet paga bazë për funksionin, plus shpërblimin
për gradën, të njësuar me pagën referuese të funksionit organik të ushtarakut aktiv në të njëjtën detyrë
me përfituesin, në momentin e lindjes së të drejtës për trajtim financiar të veçantë.
Neni 3
Financimi dhe llogaritja e përfitimit
Efektet financiare që rrjedhin nga ky ligj përballohen nga Buxheti i Shtetit.
Pagimi dhe caktimi i përfitimeve që rrjedhin nga ky ligj bëhet nga Instituti i Sigurimeve
Shoqërore.
Mënyra e llogaritjes së përfitimeve që rrjedhin nga ky ligj miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Neni 4
Kushtet e përfitimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 11 maj 2009 · 10135 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”
- 18 nëntor 2010 · 10353 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.