PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8653, DATË 31.7.2000 "PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9123, datë 29 korrik 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9123
- Data e miratimit
- 29 korrik 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 19 gusht 2003
- Hyn në fuqi
- 3 shtator 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2003-08-19
LIGJ
Nr.9123, datë 29.7.2003
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8653, DATË 31.7.2000 "PËR NDARJEN
ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 108 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8653, datë 31.7.2000 "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të
qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë", bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 2 e nenit 1 ndryshohet si më poshtë:
"2. Komuna……………………….. 308."
Neni 2
Pasqyra X "Qarku Shkodër" zëvendësohet me pasqyrën X, "Qarku Shkodër", që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3931, datë 14.8.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.