Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË "KONVENTËN UNIVERSALE PËR TË DREJTËN E AUTORIT" DHE DY PROTOKOLLET SHTESË TË SAJ

Ligji nr. 9129, datë 8 shtator 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9129
Data e miratimit
8 shtator 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 6 tetor 2003
Hyn në fuqi
21 tetor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2003-10-06

LIGJ

Nr.9129 datë 8.9.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË "KONVENTËN UNIVERSALE PËR TË DREJTËN E AUTORIT" DHE DY PROTOKOLLET SHTESË TË SAJ

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në "Konventën Universale për të drejtën e autorit" dhe dy protokollet shtesë të saj.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3966, datë 29.9.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA UNIVERSALE

PËR TË DREJTËN E AUTORIT

RISHIKUAR NË PARIS, MË 24 KORRIK 1971

Shtetet Kontraktuese:

me dëshirën për të siguruar në të gjitha vendet mbrojtjen e të drejtës së autorit për veprat letrare, shkencore dhe artistike;

të bindur që regjimi i mbrojtjes të së drejtës së autorit të përmirësuar në të gjitha vendet dhe të shprehura në një Konventë Universale, që i shtohet sistemeve ndërkombëtare tashmë në fuqi, pa i cenuar ato, bëhet për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të favorizuar zhvillimin e letërsisë, shkencës dhe arteve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.