Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për financimin e projektit "Transporti i gjelbër i Tiranës"
Ligji nr. 44/2024, datë 9 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 44/2024
- Data e miratimit
- 9 maj 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 3 qershor 2024
- Hyn në fuqi
- 18 qershor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2024-06-03
LIGJ
Nr. 44/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “TRANSPORTI I GJELBËR I TIRANËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.5.2024.
Shpallur me dekretin nr. 195, datë 27.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
MARRËVESHJE HUAJE
datë 28 dhjetor 2023,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi),
e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë,
dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW)
50,000,000.00 euro
– Transporti i gjelbër, Tiranë –
BMZ-nr. 2019 68 361
ID-ja e huas: 31222
PËRMBAJTJA
1. Huaja
2. Kanalizimi i kredisë në agjencinë e ekzekutimit të projekteve
3. Disbursimi
4. Tarifat
5. Interesi
6. Shlyerja dhe parapagimi
7. Llogaritjet dhe pagesat në përgjithësi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.