PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Ligji nr. 9135, datë 11 shtator 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9135
- Data e miratimit
- 11 shtator 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 7 tetor 2003
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2003-10-07
LIGJ
Nr.9135, datë 11.9.2003
PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRCAKTIMET
Neni 1
Objekti
Ky ligj trajton të drejtat e konsumatorëve, marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve, shitësve, furnizuesve, ofruesve të shërbimeve dhe organeve të kontrollit të tregut e të standardizimit. Qëllimi i tij është mbrojtja e shëndetit, mjedisit, sigurisë së jetës dhe të drejtave të tjera të konsumatorit, të sanksionuara me këtë ligj.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve, nga njëra anë dhe prodhuesve, shitësve, furnizuesve e ofruesve të shërbimeve, nga ana tjetër, si dhe përcakton të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare, që kanë lidhje me interesat e konsumatorit.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Çmim për njësi malli” është çmimi përfundimtar për njësitë e njohura në treg si: kilogram, litër, metër, metër katror, metër kub dhe njësi të tjera, përfshirë edhe taksat.
2. “Çmim përfundimtar i shitjes së mallit” është çmimi i dhënë për njësinë e mallit ose për sasinë e tij, përfshirë dhe taksat.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.