Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7889, DATË 14.12.1994 "PËR STATUSIN E INVALIDËVE", I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9143, datë 16 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9143
Data e miratimit
16 tetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 10 nëntor 2003
Hyn në fuqi
25 nëntor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2003-11-10

LIGJ

Nr.9143, datë 16.10.2003

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7889, DATË 14.12.1994 "PËR STATUSIN E

INVALIDËVE", I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7889, datë 14.12.1994 "Për statusin e invalidëve ", i ndryshuar, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshon si më poshtë:

"PËR STATUSIN E INVALIDËVE TË PUNËS".

Neni 2

Neni 1 riformulohet si më poshtë:

"Neni 1

Statusin e invalidit e gëzon personi i aksidentuar në punë, i sëmurë nga sëmundje profesionale

ose sëmundje të ndryshme, që përfiton pension invaliditeti nga sistemi i sigurimeve shoqërore, sipas

ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë ", i

ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 "Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore", i

ndryshuar dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet sho qërore në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar.”.

Neni 3

Neni 7 riformulohet si më poshtë:

"Neni 7

Invalidët e punës, që kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet, institucionet shtetërore, ish-

kooperativat bujqësore, repartet ushtarake, si dhe ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, që vuajnë nga

sëmundje profesionale, të aksidentuar në punë dhe me sëmundjet ë ndryshme, që marrin pension

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.