Ligj

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE TË MALLRAVE"

Ligji nr. 9141, datë 16 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9141
Data e miratimit
16 tetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 10 nëntor 2003
Hyn në fuqi
25 nëntor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2003-11-10

LIGJ

Nr.9141, datë 16.10.2003

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE TË MALLRAVE"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3997, datë 6.11.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË MALLRAVE DHE UDHËTARËVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe i Hercegovinës (të ashtuquajtura Palë Kontraktuese):

të udhëhequra nga qëllimi për të kontribuar në transportin e udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve, si dhe transit nëpërmjet territoreve të tyre;

duke pasur në konsideratë proceset europiane të liberalizimit, të cilat mbështesin lëvizjen e lirë të mallrave dhe udhëtarëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.