Ligj

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË POLONISË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E MBROJTJES"

Ligji nr. 9139, datë 16 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9139
Data e miratimit
16 tetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 10 nëntor 2003
Hyn në fuqi
25 nëntor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2003-11-10

LIGJ

Nr.9139, datë 16.10.2003

PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË POLONISË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E MBROJTJES"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Polonisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3995, datë 6.11.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË POLONISË LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Polonisë, tani e në vazhdim të njohura si "Palë":

duke pasur parasysh se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është një element jetësor për sigurinë dhe stabilitetin dhe i një rëndësie të veçantë për bashkëpunimin në reformimin, vendosjen dhe përmirësimin e sistemit të sigurisë në botë;

duke pranuar rolin themelor të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, që tani e në vazhdim e njohur si NATO, në sigurimin e paqes dhe të sigurisë kombëtare;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.