Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, PËR PROJEKTIN E MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE”

Ligji nr. 9146, datë 30 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9146
Data e miratimit
30 tetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 14 nëntor 2003
Hyn në fuqi
29 nëntor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2003-11-14

LIGJ

Nr.9146, datë 30.10.2003

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, PËR PROJEKTIN E MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për ndryshimin e marrëveshjes së kredisë të zhvillimit, për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.4001, datë 7.11.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

PËR AMENDIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT

Marrëveshje, bërë në datën 24 korrik 2003, ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit (Shoqata).

Ndërkohë (A) Huamarrësi dhe Shoqata kanë hyrë në një Marrëveshje për kredi zhvillimi (projekti i mirëmbajtjes së rrugëve), në datën 15 qershor 2002 (Marrëveshja e kredisë së zhvillimit), me qëllim sigurimin e mbështetjes gjatë zbatimit të projektit të mirëmbajtjes së rrugëve, siç përshkruhet në pjesën A të Marrëveshjes së kredisë të zhvillimit (projekti);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.