Ligj

PËR URDHRIN E FARMACISTËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9150, datë 30 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 tetor 2014.

Numri
9150
Data e miratimit
30 tetor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 3 dhjetor 2003
Hyn në fuqi
18 dhjetor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2003-12-03

LIGJ

Nr.9150, datë 30.10.2003

PËR URDHRIN E FARMACISTËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

1. Për ruajtjen e cilësisë së lartë të shërbimit farmaceutik dhe për zbatimin e rregullave të moralit e të etikës profesionale farmaceutike, krijohet Urdhri i Farmacistëve.

2. Urdhri i Farmacistëve është ent publik, i cili përbëhet nga individët, që ushtrojnë profesionin e farmacistit në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqëson interesat e tyre profesionalë në nivel partneriteti institucional.

Neni 2

1. Urdhri i Farmacistëve ka për mision ruajtjen dhe garantimin e nivelit të lartë të formimit dhe edukimit shkencor e profesional të farmacistëve, ushtrimin e profesionit, sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga kequshtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.

2. Në përmbushje të këtij misioni, Urdhri i Farmacistëve:

a) bën regjistrimin e farmacistëve në një regjistër të veçantë;

b) mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave farmaceutike dhe të legjislacionit farmaceutik;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 tetor 2014 · 128/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9150, DATË 30.10.2003, “PËR URDHRIN E FARMACISTËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.