PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8310, DATË 19.3.1998 "PËR SIGURINË NË AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR"
Ligji nr. 9149, datë 30 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9149
- Data e miratimit
- 30 tetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 3 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2003-12-03
LIGJ
Nr.9149, datë 30.10.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8310, DATË 19.3.1998 "PËR SIGURINË
NË AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8310, datë 19.3.1998 "Për sigurinë në aviacionin civil shqiptar", bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 "Përcaktimi i përgjegjësive" bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
"Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DPAC) është autoriteti përgjegjës për sigurinë e
aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë dhe për funksionimin e Komitetit të Sigurisë së Aviacionit
Civil".
b) Pas shkronjës "g", shtohen shkronjat "gj", "h" dhe "i" me këtë përmbajtje:
“gj) DPAC-ja përcakton kriteret e punësimit në sektorin e sigurisë së aviacionit civil dhe miraton
emërimin e punonjësve në këtë sektor.
h) DPAC -ja përgatit programet e trajnimit, të kuali fikimit, të testimit dhe të certifikimit të
punonjësve të sigurisë.
i) DPAC -ja, në marrëveshje me Ministrinë e Rendit Publik, përgatit programet e trajnimit, të
kualifikimit, të testimit dhe të certifikimit të punonjësve të policisë dhe të doganave, për si gurinë në
aeroport.".
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 11
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.