PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROGRAMIN E FAZËS SË DYTË TË KREDISË, NË MBËSHTETJE TË ULJES SË VARFËRISË”
Ligji nr. 9145, datë 30 tetor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9145
- Data e miratimit
- 30 tetor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 14 nëntor 2003
- Hyn në fuqi
- 29 nëntor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2003-11-14
LIGJ
Nr.9145, datë 30.10.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROGRAMIN E FAZËS SË DYTË TË KREDISË, NË MBËSHTETJE TË ULJES SË VARFËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për programin e fazës së dytë të kredisë, në mbështetje të uljes së varfërisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.4000, datë 7.11.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
E KREDISË PËR ZHVILLIM (KREDIA E DYTË NË MBËSHTETJE TË ULJES SË VARFËRISË) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM
Marrëveshje bërë në datën 24 korrik 2003 ndërmjet SHQIPËRISË (Huamarrësi) dhe SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (Shoqata).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.