Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8167, DATË 21.11.1996 “PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8414, DATË 1.10.1998

Ligji nr. 9153, datë 6 nëntor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9153
Data e miratimit
6 nëntor 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 100, 10 dhjetor 2003
Hyn në fuqi
25 dhjetor 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2003-12-10

LIGJ

Nr.9153, datë 6.11.2003

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8167, DATË 21.11.1996 “PËR

SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8414,

DATË 1.10.1998

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8167, datë 21.11.1996 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik”, ndryshuar me

ligjin nr.8414, datë 1.10.1998, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 10, pas shkronjës “c” shtohet shkronja "ç" me këtë përmbajtje:

“ç) për kualifikimin e specializimin e specialistëve të mesëm e të lartë dhe për hapjen e

shkollave profesionale që përgatisin specialistë të fushës së stomatologjisë, sipas legjislacionit për

arsimin dhe formimin profesional.”.

Neni 2

Pas nenit 10 shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 10/1

Personat juridikë dhe fizikë, vendas e të huaj, që janë të paji sur me licencë profesionale, sipas

shkronjës “c” të nenit 10 të këtij ligji, për çdo importim të bërë, pajisen me leje importi për materiale

dhe aparatura dentare nga Ministria e Shëndetësisë. Licenca e importit është automatike.

Ministri miraton rregulloren përkatëse.”.

Neni 3

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 11

Shërbimi shëndetësor stomatologjik, publik dhe privat, kontroll ohet nga Inspektorati

Stomatologjik Shtetëror.".

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.