Ligj

Për ratifikimin e Konventës Lubjanë ̶ Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare

Ligji nr. 46/2024, datë 9 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
46/2024
Data e miratimit
9 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 25 maj 2024
Hyn në fuqi
9 qershor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2024-05-25

LIGJ

Nr. 46/2024

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS LUBJANË–HAGË PËR BASHKËPUNIMIN

NDËRKOMBËTAR PËR HETIMIN DHE NDJEKJEN PENALE TË KRIMIT

TË GJENOCIDIT, KRIMEVE KUNDËR NJERËZIMIT, KRIMEVE TË LUFTËS

DHE KRIMEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa Lubjanë–Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen

Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera

Ndërkombëtare sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 9.5.2024.

Shpallur me dekretin nr. 194, datë 22.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

KONVENTA LUBJANË–HAGË

PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR PËR HETIMIN DHE NDJEKJEN PENALE

TË KRIMIT TË GJENOCIDIT, KRIMEVE KUNDËR NJERËZIMIT, KRIMEVE TË

LUFTËS DHE KRIMEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE

Tabela e përmbajtjes

Preambula

PJESA I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1. Objektivi i kësaj Konvente

Neni 2. Fusha e veprimit e Konventës

Neni 3. Parime të përgjithshme të interpretimit

Neni 4. Marrëdhënia me marrëveshje të tjera

Neni 5. Përkufizimet e krimeve ndërkombëtare

Neni 6. Zbatimi opsional i kësaj Konvente

Neni 7. Kriminalizimi

Neni 8. Juridiksioni

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.