PËR ARKIVAT
Ligji nr. 9154, datë 6 nëntor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 4 prill 2024.
- Numri
- 9154
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 100, 10 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2003-12-10
LIGJ
Nr.9154, datë 6.11.2003
PËR ARKIVAT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
OBJEKTI DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Ky ligj përcakton rregullat bazë për organizimin e funksionimin e shërbimit arkivor në Shqipëri, institucionet që kryejnë këtë shërbim, si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore, si pjesë e trashëgimisë kombëtare.
Neni 2
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Arkiva” janë institucionet shtetërore ose joshtetërore të specializuara, që mbledhin, përpunojnë, administrojnë, ruajnë dhe shërbejnë pasurinë arkivore, e cila mbrohet dhe sigurohet nga shteti. Arkiva janë edhe njësitë strukturore e nënstrukturore të institucioneve të administratës shtetërore qendrore e vendore, që evidencojnë, ruajnë, përpunojnë dhe vënë në shfrytëzim dokumentet e krijuara prej tyre.
2. “Arkiv” është çdo pasuri dokumentare që ruhet prej institucioneve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, si dhe çdo pasuri dokumentare e krijuar ose e ruajtur prej subjekteve joshtetërore, juridike e fizike private.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 prill 2024 · 27/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, "Për arkivat"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.