PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PËR STATUSIN E MISIONIT TË ASISTENCËS POLICORE TË KOMUNITETIT EUROPIAN NË SHQIPËRI (PAMECA)”
Ligji nr. 9152, datë 6 nëntor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9152
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 100, 10 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2003-12-10
LIGJ
Nr.9152, datë 6.11.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PËR STATUSIN E MISIONIT TË ASISTENCËS POLICORE TË KOMUNITETIT EUROPIAN NË SHQIPËRI (PAMECA)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, për statusin e Misionit të Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri (PAMECA)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.4016, datë 2.12.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI,
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PËR STATUSIN E MISIONIT TË ASISTENCËS POLICORE TË KOMUNITETIT EUROPIAN NË SHQIPËRI (PAMECA)
PREAMBUL
Duke marrë në konsideratë Marrëveshjen kuadër ndërmjet Komisionit të Komunitetit Europian (në vazhdim "Komisioni") dhe Qeverisë së Republikës të Shqipërisë, nënshkruar më 1 shtator 1992;
duke marrë në konsideratë kontratën e nënshkruar më 17 dhjetor 2002 ndërmjet Komisionit dhe Ministrisë së Brendshme të Spanjës, me synim vendosjen e Misionit të Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri (PAMECA);
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.