PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E PUNËVE TË KOMUNITETIT–II”
Ligji nr. 9151, datë 6 nëntor 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9151
- Data e miratimit
- 6 nëntor 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 100, 10 dhjetor 2003
- Hyn në fuqi
- 25 dhjetor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2003-12-10
LIGJ
Nr.9151, datë 6.11.2003
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E PUNËVE TË KOMUNITETIT–II”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e punëve të komunitetit – II”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.4015, datë 2.12.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJA
E KREDISË PËR ZHVILLIM NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM
(PROJEKTI I II I PUNËVE TË KOMUNITETIT)
Marrëveshje, datë 24 korrik 2003, ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata).
Meqë: (A) Huamarrësi, duke qenë i bindur për mundësinë e realizimit dhe përparësinë e projektit të përshkruar në shtojcën 2 të kësaj Marrëveshjeje (Projekti), ka kërkuar nga Shoqata që ta ndihmojë në financimin e projektit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.