Ligj

Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji

Ligji nr. 52/2024, datë 16 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 prill 2026.

Numri
52/2024
Data e miratimit
16 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 10 qershor 2024
Hyn në fuqi
25 qershor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2024-06-10

LIGJ

Nr. 52/2024

PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE ME NDIKIM NË ENERGJI1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton detyrimet që aplikohen për produktet me ndikim në energji të vendosura në treg

ose të vëna në shërbim në lidhje me:

a) etiketimin e tyre nga pikëpamja energjetike;

b) dhënien e informacionit standard të produktit për eficiencën e energjisë;

c) konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit;

ç)

informacionin plotësues për produktin, duke mundësuar që përdoruesit fundorë (blerësit

fundorë) të mund të zgjedhin produkte bazuar në performancën e tyre energjetike, me qëllim

reduktimin e konsumit të tyre të energjisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për produkte që gjatë përdorimit kanë një ndikim të rëndësishëm,

drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për konsumin e energjisë dhe, sipas rastit, për burimet e tjera kryesore.

të

2. Produktet me ndikim në energji identifikohen përmes akteve nënligjore, në përputhje me nenin 7

të këtij ligji.

3. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) produktet e përdorura, përveçse kur importohen;

b) çdo mjet transporti për persona ose mallra.

4. Produktet e përdorura që importohen duhet të jenë të pajisura me etiketat dhe informacionin e

kërkuar sipas këtij ligji.

Neni 3

Përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 prill 2026 · 44/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.