Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit
Ligji nr. 51/2024, datë 16 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2024
- Data e miratimit
- 16 maj 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 6 qershor 2024
- Hyn në fuqi
- 21 qershor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2024-06-06
LIGJ
Nr. 51/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe
është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.5.2024.
Shpallur me dekretin nr. 208, datë 31.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (në vijim i referuar edhe si “QSH”) dhe qeveria e
Republikës së Azerbajxhanit, në vijim të referuara bashkërisht si “Palët” dhe individualisht si “Palë”,
“Shqipëri” ose “Azerbajxhan”;
duke konfirmuar se palët kanë marrëdhënie të gjata miqësore dhe të frytshme, dhe kërkojnë të forcojnë
bashkëpunimin dypalësh në disa sektorë ekonomikë;
duke theksuar se palët synojnë, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik, që të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.