Ligj

PËR GRADAT DHE KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9171, datë 22 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9171
Data e miratimit
22 janar 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 3 mars 2004
Hyn në fuqi
18 mars 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2004-03-03

LIGJ

Nr.9171, datë 22.1.2004

PËR GRADAT DHE KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton: kriteret dhe autoritetin për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e

gradave, përparimin në gradë dhe në karrierë, përgjegjësitë që rrjedhin nga karakteri i veçantë i detyrës

dhe i shërbimit ushtarak dhe ndërprerjen e karrierës për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Neni 2

1. Gradat ushtarake janë tituj e shenja dalluese në emërtesën e hierarkisë ushtarake.

2. Hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve.

3. Rendi i gradave dhe i funksioneve në Forcat e Armatosura shkallëzohet nga më e ulëta në

më të lartën, sipas lidhjeve e varësive që kanë ndërmjet tyre.

4. Ushtarakët, në varësi nga vendi i tyre në hierarkinë e gradave, kanë veçoritë e më të lartit

dhe më të ulëtit.

Neni 3

Karriera ushtarake është rendi i përgjegjësive të ushtarakut gjatë kohës që shërben në Forcat e

Armatosura, sipas arsimimit, kualifikimit, aftësive drejtuese e profesionale dhe vjetërsisë së shërbimit.

Neni 4

1. Në hierarkinë ushtarake, ushtarakët janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë (detarë).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.