Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR RREGULLAT NDËRKOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E PËRPLASJEVE NË DET, 1972” DHE NË ANEKSET E SAJ

Ligji nr. 9166, datë 22 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9166
Data e miratimit
22 janar 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 24 shkurt 2004
Hyn në fuqi
10 mars 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2004-02-24

LIGJ

Nr.9166, datë 22.1.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR RREGULLAT NDËRKOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E PËRPLASJEVE NË DET, 1972” DHE NË ANEKSET E SAJ

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për rregullat ndërkombëtare për parandalimin e përplasjeve në det, 1972” dhe në anekset e saj.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4124, datë 13.2.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA

MBI RREGULLAT NDËRKOMBËTARE PËR PARANDALIMIN E PËRPLASJEVE

NË DET, 1972

Palët në Konventën aktuale:

duke dëshiruar të kenë një nivel të lartë sigurie në det;

duke pasur parasysh nevojën e rishikimit dhe përmirësimit të rregullave ndërkombëtare për parandalimin e përplasjeve në det të aneksuara në aktin përfundimtar të Konferencës Ndërkombëtare për parandalimin e përplasjeve në det të vitit 1960;

duke marrë në konsideratë këto rregulla në dritën e zhvillimeve nga koha kur ato u miratuan,

ranë dakord si vijon:

Neni 1

Detyrime të përgjithshme

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.