PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SHTESË TË KONVENTËS EUROPIANE TË 21 MARSIT 1983 “PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR” NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË
Ligji nr. 9169, datë 22 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9169
- Data e miratimit
- 22 janar 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 19 shkurt 2004
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2004-02-19
LIGJ
Nr.9169, datë 22.1.2004
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SHTESË TË KONVENTËS EUROPIANE TË 21
MARSIT 1983 “PËR TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR” NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja shtesë e Konventës Europiane të 21 marsit 1983 “Për transferimin e
personave të dënuar” ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
.
Shpallur me dekretin nr.4123, datë 9.2.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE
SHTESË E KONVENTËS MBI TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR
TË 21 MARSIT 1983
Republika e Shqipërisë dhe Republika Italiane:
duke dashur të intensifikojnë dhe të lehtësojnë bashkëpunimin në marrëdhëniet ndërmjet dy
shteteve në zbatimin e Konventës Europiane mbi transferimin e personave të dënuar të 21 marsit 1983
(e përmendur më poshtë si "Konventa");
duke konsideruar të përshtatshëm plotësimin e Konventës në disa pika, me qëllim shtrirjen e
zbatimit edhe me forma të tjera të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore penale,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
1. Termat dhe shprehjet e përdorura në këtë Marrëveshje duhen interpretuar sipas Konventës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.