PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN 8956, DATË 17.10.2002
Ligji nr. 9170, datë 22 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9170
- Data e miratimit
- 22 janar 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 24 shkurt 2004
- Hyn në fuqi
- 10 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2004-02-24
151
LIGJ
Nr.9170, datë 22.1.2004
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8637, DATË 6.7.2000 “PËR POLICINË ELEKTRIKE”,
NDRYSHUAR ME LIGJIN 8956, DATË 17.10.2002
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8637, datë 6.7.2000 "Për Policinë Elektrike", ndryshuar me ligjin nr.8956, datë
17.10.2002, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
"Drejtorin e Policisë Elektrike e emëron, liron ose shkarkon nga detyra ministri përgjegjës për
sektorin elektroenergjetik. Kryetarët e degëve të policisë elektrike në prefektura emërohen, lirohen ose
shkarkohen nga detyra nga Drejtori i Policisë Elektrike.".
Neni 2
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1 me këtë përmbajtje:
"Neni 5/1
Në përbërje të Policisë Elektrike krijohet struktura e Policisë Gjyqësore, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.".
Neni 3
Pas nenit 15 shtohet neni 15/1, me këtë përmbajtje:
"Neni 15/1
Ngarkohet ministri përgjegjës për sektorin elektroenergjetik të nxjerrë aktet nënligjore në
zbatim të nenit 15 të këtij ligji.".
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
.
Shpallur me dekretin nr.4127, datë 13.2.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.