Ligj

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE

Ligji nr. 9179, datë 29 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 dhjetor 2020.

Numri
9179
Data e miratimit
29 janar 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 25 shkurt 2004
Hyn në fuqi
11 mars 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2004-02-25

LIGJ

Nr.9179, datë 29.1.2004

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA

NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj përcakton mënyrën, masën, procedurat e përfitimit të trajtimit të veçantë dhe

kontributin e sigurimeve shoqërore për punonjësit, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë

ushtarake.

Neni 2

Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i një trajtimi të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në

disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, kur plotësohen kriteret e vendosura nga ky ligj.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji:

1. "Bazë e vlerësuar" është paga, sip as së cilës janë derdhur kontributet e sigurimeve

shoqërore nga data 1.1.1994 deri në ditën e fundit të lënies së punës.

2. "Periudhë gatishmërie" është periudha gjatë së cilës punonjësi është paguar me një pagë

gatishmërie, me vendim të Këshillit të Minis trave, si dhe janë derdhur kontributet e sigurimeve

shoqërore.

3. "Periudhë sigurimi" është periudha gjatë së cilës punonjësi ka qenë në marrëdhënie pune, si

dhe janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore.

4. "Periudhë pune" është periudha gjatë së cilës punonjësi ka qenë në marrëdhënie pune në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 mars 2007 · 9687 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9179, DATË 29.1.2004 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE”
  2. 23 dhjetor 2020 · 165/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.