PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS VORË-RINAS-FUSHË-KRUJË”
Ligji nr. 9175, datë 29 janar 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9175
- Data e miratimit
- 29 janar 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 25 shkurt 2004
- Hyn në fuqi
- 11 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2004-02-25
LIGJ
Nr.9175, datë 29.1.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS VORË-RINAS-FUSHË-KRUJË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë, ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e projektit të rikonstruksionit të rrugës Vorë-Rinas-Fushë-Krujë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4134, datë 20.2.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
HUAJE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS VORË–RINAS–FUSHË-KRUJË
Kjo Marrëveshje bëhet në datën 02/08 1423H, që i korrespondon 28.9.2003, ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë (e quajtur këtej e tutje "Huamarrësi") nga njëra anë dhe Bankës Islamike për Zhvillim nga ana tjetër (referuar këtej e tutje "Banka”),
Ndërsa:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.