PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Ligji nr. 9182, datë 5 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9182
- Data e miratimit
- 5 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 12 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2004-03-12
LIGJ
Nr.9182, datë 5.2.2004
PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj vendos rregulla për organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e institucionit të
Akademisë së Shkencave dhe organeve drejtuese të saj.
Neni 2
1. Akademia e Shkencave (në vazhdim Akademia) është institucion i lartë shkencor i
Republikës së Shqipërisë.
2. Akademia ka anëtarë shkencëtarë nga më të shquarit të vendit, që mbajnë titullin
"Akademik" dhe përfshin në sistemin e vet institute, qendra e organizma të tjerë shkencorë.
3. Puna kërkimore -shkencore e Akademisë kryhet në insti tutet, qendrat dhe në organizmat e
tjerë, që bëjnë pjesë në sistemin e saj, në mbështetje të programeve shkencore vjetore e disavjeçare.
Neni 3
1. Akademia e Shkencave, si dhe institutet e qendrat kërkimore -shkencore, që bëjnë pjesë në
sistemin e saj, janë persona juridikë.
2. Selia e Akademisë së Shkencave është në Tiranë.
3. Akademia ka stemën e vet.
Neni 4
Akademia është institucion buxhetor. Mjetet financiare për veprimtarinë e saj sigurohen nga
Buxheti i Shtetit në zë të veçantë, në bazë të programit të problemeve kryesore, shkencore, të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.