PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7943, DATË 1.6.1995 "PËR PENSIONET SUPLEMENTARE DHE INSTITUTET PRIVATE TË PENSIONEVE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8393, DATË 20.9.1998
Ligji nr. 9181, datë 5 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9181
- Data e miratimit
- 5 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 12 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2004-03-12
LIGJ
Nr.9181, datë 5.2.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7943, DATË 1.6.1995 "PËR
PENSIONET SUPLEMENTARE DHE INSTITUTET PRIVATE TË PENSIONEVE",
NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8393, DATË 20.9.1998
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kusht etutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7943, datë 1.6.1995 "Për pensionet suplementare dhe institutet private të
pensioneve", ndryshuar me ligjin nr.8393, datë 20.9.1998, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pas pikës
7 shtohen pikat 7/1 dhe 7/2 me këtë përmbajtje:
"7/1. Me termin "Institut pensionesh i profesioneve të vështira" kuptohet një institucion
financiar, që siguron pensione suplementare dhe përfitime të tjera për punonjësit e një dege të caktuar
të ekonomisë, në këmbim të kontributeve të paguara sipas këtij ligji.
7/2. Me termin "Degë e vështirë e ekonomisë" kuptohet ajo degë ku kryhen punë, të cilat, për
vështirësinë që paraqesin, janë kategorizuar si punë të kategorisë së parë dhe të dytë, për efekt përfitim
pensioni nga sigurimet shoqërore.".
2. Në pikën 8 fjalia e dytë shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 4 të bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Në pikën 1, pas shkronjës "b" shtohet shkronja "c" me këtë përmbajtje:
"c) Nga punëdhënësit e së njëjtës degë të vështirë të ekonomisë, për të punësuarit e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.