PËR STATISTIKAT ZYRTARE
Ligji nr. 9180, datë 5 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9180
- Data e miratimit
- 5 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 12 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2004-03-12
LIGJ
Nr.9180, datë 5.2.2004
PËR STATISTIKAT ZYRTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është rregullimi i mënyrës së marrjes, organizimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime dhe shkurtime
Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) "statistika” janë të dhëna të përftuara nga përpunimi i të dhënave, për të karakterizuar fenomene kolektive në një popullim të dhënë;
b) "statistika zyrtare" është informacion sasior dhe përfaqësues për situatën ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore në Shqipëri, i prodhuar nga ose nën autoritetin e INSTAT-it, në kuadrin e programit të statistikave zyrtare;
c) "statistika administrative" janë statistika të tjera, të ndryshme nga statistikat zyrtare, të prodhuara nga organet dhe agjencitë publike;
ç) "programi i statistikave zyrtare" është programi i miratuar nga Kuvendi Republikës së Shqipërisë;
d) "popullatë" është bashkësi e njësive statistikore, pa dallim nëse janë persona fizikë e juridikë, familje ose çdo lloj njësie ekonomike;
dh) "nxjerrje e statistikave" janë të gjitha veprimtaritë e nevojshme për përgatitjen, mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, përmbledhjen, analizimin, interpretimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 1 mars 2012 · 21/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9180, DATË 5.2.2004 “PËR STATISTIKAT ZYRTARE”
- 14 shkurt 2013 · 7/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.