Ligj

PËR DISIPLINËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9183, datë 5 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9183
Data e miratimit
5 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 12 mars 2004
Hyn në fuqi
27 mars 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2004-03-12

489

LIGJ

Nr.9183, datë 5.2.2004

PËR DISIPLINËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës , me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Baza juridike

Ligji për disiplinën në Forcat e Armatosura mbështetet në Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës ushtarake ndërkombëtare, në marrëveshjet

ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe në ligjet e tjera.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji janë disiplina ushtarake në Forcat e Armatosura, shkeljet e saj, që nuk

përbëjnë vepër penale ushtarake, të parashikuara në Kodin Penal Ushtarak dhe në Kodin Penal, si dhe

përcaktimi i masave disiplinore, që merren ndaj subjekteve që i kryejnë ato, procedurat e dhënies së

masave, autoritetet përgjegjëse për dhënien e tyre dhe e drejta për t'u ankuar ndaj masës disiplinore.

Neni 3

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim forcimin e disiplinës ushtarake, të rendit ushtarak dhe të autoritetit në

Forcat e Armatosura nga shkeljet disiplinore, me synim parandalimin e tyre, për të siguruar

përmbushjen e misionit kushtetues të këtyre forcave.

Neni 4

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.