PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995 "KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE", I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9187, datë 12 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9187
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 16 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2004-03-16
LIGJ
Nr.9187, datë 12.2.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995 "KODI I
PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE", I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë ", i
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Titulli i seksionit IV të kreut III bëhet: "PËRGJIMET".
Neni 2
Neni 221 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 221
Kufijtë e lejimit
1. Përgjimi i komunikimeve të një personi ose të një numri telefoni me telefon, faks,
kompjuter ose me mjete të tjera të çdo lloji, përgjimi i fshehtë me mjete teknike i bisedave në vende
private, përgjimi me audio dhe video në vende private dhe regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe
dalës, lejohen vetëm kur procedohet:
a) për krimet e kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në
maksimum, se shtatë vjet;
b) për kundërvajtjet penale të fyerjes e të kanosjes, të kryera me mjete të telekomunikimit.
2. Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe
përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për krime të kryera me
dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se dy vjet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.