PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9188, datë 12 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9188
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 16 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2004-03-16
LIGJ
Nr.9188, datë 12.2.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 110/a ndryshohet si më poshtë:
"Neni 110/a
Trafikimi i personave
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.